Italia në kaos nga virusi/10 qytete mbyllin shkollat, baret dhe kishat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është ngritur në këmbë! Vdekja e parë nga koronavirusi, disa raste të tjera që mendohet se janë izoluar tashmë, kanë bërë që të lëshohet një alarm që lidhet me të paturit kujdes të autoriteteve që menaxhojnë sektorë publik.

Shkollat, lokalet dhe kishat do të jenë mjaft të kujdesshme. Ata duhet të ndërpresin aktivitetin për të paktën një javë. Banorëve iu është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që vetë kryeministri italian ka treguar mbi të dhënat që disponon ministria e Shëndetësisë dhe masat që janë marr nga autoritetet!

Urdhrat

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus. Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njëjtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Venetto, thanë autoritetet në një konferencë shtypi. Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për një javë.

Kryeministri i Italisë Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merrte masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit. Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën. Në Casalpusterlengo, një mesazh i madh elektronik jashtë qytetit, i vendosur dukshëm në hapësirë për tu parë nga të gjithë kalimtarët shkruan: Koronavirus, qytetarë jeni të lutur të qëndroni brenda shtëpive për parandalim!

Codogno

Lexo edhe :  Netanyahu akuza Hamasin: Është tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit

Qyteti i parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testuan për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzënë që ishte tetë muajshe. Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno-s, Francesco Passerini  tha se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytet. 38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi. Është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus!

Një shok i tij futbollist, djali i një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda. Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse-tregojnë mediet italiane!

Të fundit

Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Nga Jakin Marena Këtë të martë mbushen plot 14 vite nga ngjarja e përgjakshme e 21 janarit 2011, ku u...

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të...

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katrorë leje ndërtimi në vit për banesa, me rekordin që u arrit...

Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin...

Basha uron presidentin Trump: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës si president i SHBA. Në postimin e tij në...

Lajme të tjera

Web TV