Rama shkon në Hagë për çështjen e detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është për një vizitë zyrtare në Holandë ku ka pasu takime në Gjykatën e Hagës për të folur mbi kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja më e madhe mes Greqisë dhe Shqipërisë mbetet në duart e gjykatës. Çfarë pretendimesh do ngrenë palët dhe “beteja” me grupet e avokatëve që do mbrojnë interesat e dy shteteve.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falënderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Kryeministri Rama foli edhe për çështjen e hapur për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, tha kryeministri. Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.

Çështja e Detit

Rreth një muaj më parë, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias u shpreh se Greqia dhe Shqipëria duan ta zgjidhin çështjen e delimitimit të zonave detare në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Dendias tha se “Takimet tona janë të shumë të shpeshta. Dje ka ardhur në Tiranë edhe ministrja e Kulturës që të marrë pjesë në Javën e Kulturës greke. Unë kam 1 vit e gjysmë që nuk kam ardhur në Tiranë dhe kam gëzim tani që jam këtu sot dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Edi Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitimit të zonave detare, të hapësirave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë”. Ai nënvizoi se, “përmbushja e kësaj procedure për ne ka rëndësi të veçantë. Dhe të dyja vendet dëshirojmë që të zgjidhim diferencat tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës kryesisht të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për dy vendet tona dërgon edhe një mesazh shumë të rëndësishëm tek të gjithë vendet e tjera se kjo është mënyra e duhur dhe mënyra e saktë për të zgjidhur divergjencat tona. Dhe është e rëndësishme sesi ne do të përshpejtojmë hapat për të përmbushur pjesën teknike në mënyrë që të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në Gjykatën e Hagës”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit

 

Të fundit

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro...

Lajme të tjera

Web TV