Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën e udhëhequr nga SHBA.Pas kësaj deklarate të Carit, gjendja në Suedi dhe Finlandëështë alarmante.

Banorët e të dyja shteteve po përgatiten për luftë, duke blerë rezerva karburanti e ushqimi. Paralajmërime të frikshme kanë ardhur dhe nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Kopenhagenit dhe një studiues për sigurinë në rajonet nordike dhe baltike, Mikkel Vedby Rasmussen, të cilët shprehet: “Që Vladimir Putin të nisë një aksion ushtarak kundër një vendi në rajonin nordik nuk është absolutisht për t’u përjashtuar”.

Me largimin e aleatit të Vladimir Putinit, autoritetet e Kievit janë të shqetësuara për lajmet e një thirrjeje në rritje të rekrutëve bjellorusë, në një mobilizim ushtarak të padeklaruar që po ngre frikën për një hyrje të mundshme të Bjellorusisë në luftë.

“Hipoteza e një hyrjeje të drejtpërdrejtë në luftën e Bjellorusisë do të rritet në raport me sukseset ruse,” tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Sa i përket Suedisë, kërcënimi më i madh mund të jetë në Gotland, një ishull 125 kilometra i gjatë që shtrihet 90 kilometra nga bregu. Studiuesja në Institutin Suedez të Politikës së Jashtme, Gunilla Herolf, saktëson se nëse Rusia do të donte të pushtonte vendet baltike, do të kishte nevojë për Gotland për shkak të vendndodhjes gjeografike.

“Kjo është arsyeja pse Suedia në të kaluarën e ka lejuar NATO-n të kryejë stërvitje në ishull, duke përfshirë edhe sistemet raketore”, tha ajo. NATO është vënë në gatishmëri si asnjëherë më parë. Aleanca do të vendosë ushtarë të përhershëm në Lindje, e cila do shkojë deri në 300 mijë trupa.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV