Leeds i jep ultimatum Barçës, lojtari kërkohet dhe nga klubet londineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leeds dëshiron që transferimi i Raphinha të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kuptim dhe sipas informacioneve të publikuara në Angli, klubi që zotëron anësorin brazilian, i ka kërkuar klubit të Barçës që të paraqesë ofertën përfundimtare për nënshkrimin e tij të enjten.

Raphinha është një nga objektivat e Barçës për të forcuar skuadrën e saj, veçanërisht pozicionin e ekstremit të djathtë. Klubi i Barçës ka një marrëveshje me lojtarin përmes agjentit të tij, Deco . Megjithatë, Leeds ka oferta shumë të larta, sidomos nga Chelsea dhe Arsenali që kapin shifrën e 75 milionë eurove, shumë që Barça nuk është e gatshme ta paguajë.

Leeds dëshiron ta mbyllë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ata tashmë kanë një zëvendësues për Raphinha të nënshkruar . Ky është Luis Sinisterra, sulmuesi kolumbian i Feyenoord -it holandez .

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV