Sherri me BMT/Reagon Stresi: Po e kam rrahur! Më mori në telefon, më kërcënoi dhe shteti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka folur lidhur me një video e cila qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale, ku ai shihej duke sulmuar reperin Arben Simoni i njohur si BMT.

Përmes një live në Instagram të zhvilluar me Kozakun, Stresi ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi ndër të tjerash.

Stresi tha se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, ndërkohë që sipas tij ai ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj./Panorama

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV