Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave, Denaj: Do rrisim dënimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reagimit të presidentit të republikës, Ilir Metës mëngjesin e sotëm për raportin që e kthen edhe një herë vendin tonë në sinjalin e vendeve ku pastrohen para, ka reaguar edhe shefja e dikasterit të Financave, Anila Denaj. Ajo u ndalua konkretisht tek ky raporte ndërsa bëri me dije edhe masat që janë marrë si prioritete në vazhdim nga ana e qeverisë. Ajo theksoi se prioritet i qeverisë ngelet goditja e pasurive të vëna nga krimi. Në një deklaratë për mediat, Denaj tha se hetimet për asete të sekuestruara deri më tani janë pozitive, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shënuar progres në këtë aspekt.

“Hetimet për asetet e sekuestruara janë pozitive. Duhet rritje dënimi për akuzën “pastrim parash”. Shqipëria ka shënuar progres duke u ngritur në vlerësim për 6 rekomandime. Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara. Po ashtu ka dhe një rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve për bllokimin e pasurive të krimit. Operacioni Forca e Ligjit është shembull i qeverisë se puna ka filluar. Kemi angazhim të ndërsjellët për hetimet.

Në vend ka filluar puna për krijimin e dy regjistrave për pronat. Në këtë proces kanë kaluar dhe vendet e tjetra të rajonit si Serbia, Bosnjë Hercegovina. Në fjalën time theksova angazhimin e qeverisë për luftën kundër pastrimit të parave. Ky angazhim do të jetë më i lartë përgjatë 2020-ës. Kemi në fokus disa prioritete; Shqipëria do të punojë për të vazhduar planin e veprimit të kryerjes e një analize shtesë për rreziqet nga ‘pastrimi i parave’; Përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave juridike; Krijimin e mekanizmave dhe zbulimin e aktiviteteve të tilla kriminale. Komunikimi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mediet”!

Të fundit

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

Lajme të tjera

Web TV