Shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën foshnja 6-muajshe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Një foshnje 6 muajsh ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesante në një banesë private në lagjen ‘Ali Demi’. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit e cila ka marrë flakë. Burime bëjnë me dije se foshnja është nxjerrë nga shtëpia me shenja jete, por ka ndërruar jetë në spitalin pediatrik në Tiranë.

Foshnja ka qenë në shtëpi me gjyshen e tij, pasi e ëma nuk ndodhej aty. Mësohet se gjyshja, e identifikuar me inicialet J.L. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy zjarrfikëse kanë mundur t’i shuajnë flakët që ranë në banesë gjatë natës, ndërsa gjatë operacionit për shpëtimin e foshnjës dhe gjyshes por edhe për shuarjen e zjarrit, dy zjarrfikës kanë rrezikuar asfiksinë.

Të fundit

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e...

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në një përshkallëzim të postimeve kërcënuese...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

Lajme të tjera

Web TV