Dje dha dorëheqjen, nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit britanik, ka filluar jozyrtarisht.

Johnson, të enjten, ka dhënë dorëheqje si lider i Partisë qeverisëse Konservatore, ndërsa ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Tom Tugendhat është deputeti i fundit konservator që ka shfaqur interesimin për lidership, duke iu bashkuar në këtë ambicie prokurores së përgjithshme, Suella Braverman, dhe deputetit Steve Baker.

Plani për zgjedhjen e kreut konservator do të konfirmohet javën e ardhshme, ndërsa kryeministri i ri pritet të zgjidhet deri në shtator.Johnson ka dhënë dorëheqje pas një sërë skandalesh etike në qeverisjen e tij.

 

Së voni, ka pasur akuza se Johnson ka mashtruar publikun në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator, për të cilën është thënë se ka qenë në dijeni.

Përpara dorëheqjes së tij, gati 60 deputetë konservatorë të niveleve të ndryshme kanë dhënë dorëheqje brenda dy ditësh, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të Qeverisë.

Në fjalimin e dorëheqjes, Johnson ka thënë se është vullneti i partisë së tij që ai të largohet.

Mediat kanë lakuar edhe emra të tjerë si pasues të mundshëm të Johnsonit – në mesin e tyre: sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ish-sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, e të tjerë./REL/

Të fundit

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në...

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë...

U kap me doza kokaine dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën  e narkotikëve. Gjatë finalizimit të këtij...

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO/ Shtetet që nuk paguajnë s’do…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend...

Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t'i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e...

Lajme të tjera

Web TV