Momenti kur hajdutët shqiptarë grabitën shtëpinë e Verratit, gruaja pikasi…(Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja nga grabitja në vilën e futbollistit Marco Verratit në Ibiza, nga një bandë që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
Banda e zbërthyer nga policia kishte kryer të paktën 15 grabitje që nga tetori 2021, në qytete të ndryshme në Murcia (San Javier, Pozo Estrecho, La Alberca), Malaga (Torremolinos, Benalmádena), Ibiza dhe Mallorca.

Grabitja e fundit ishte sulmi në vilën e Ronaldo Nazario në Ibiza. Natën e grabitjes, më 26 qershor, në vilën luksoze ndodheshin futbollisti italian Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij, si dhe miq të tjerë. Burime të hetimit shpjeguan se hajdutët kanë hyrë nga çatia. Orë dhe bizhuteri me vlerë gati tre milionë euro u morën ndërsa Verratti, gruaja e tij dhe disa miq po bënin një Barbecue në kopsht. Në fakt, ka qenë bashkëshortja e futbollistit të PSG ajo që ka pikasur hajdutët kur ka dëgjuar zhurmë në katin e parë të vilës. Kur u ngjit lart, pa një burrë me kapuç që po dilte nga dhoma.

Në momentin e grabitjes në vilë ndodheshin tre roje, dy prej tyre me qen dhe një tjetër që kujdesej për të parë kamerat e sigurisë. Këto pamje tregojnë sesi grabitësit ngjiten në çati dhe presin me qetësi, madje duke pirë duhan, momentin për të shkuar në shtëpinë e Verrattit për të grabitur.

Në fakt, policia po heton nëse në këtë, ashtu si në sulmet e tjera, banda ka pasur bashkëpunimin e “shenjtorëve”, pasi personat që kanë punuar në shtëpi njihen si njerëz që mund t’u jepnin atyre informacione se si, kur dhe ku mund të godisnin.

Dy nga anëtarët e grupit u arrestuan kur zbritën nga trageti në Denia (Alicante). sendet me vlerë ishin fshehur në airbag. Burime policore konfirmojnë se ata e kishin marrë me qira konkretisht atë model makine pasi “kishin studiuar” se ishte idealja për të fshehur plaçkën e grabitjes.

Të fundit

‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij,

Berisha thotë për gazetarët në konferencë se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e...

Të ardhurat nga doganat,rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024

Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës. Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave...

Simbolizojnë Ditën e Verës,si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Në betejë me kohën, Rudiger dhe Courtois rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos

Real Madrid ka kaluar me sukses provën në derbin e vogël të Madridit kundër Vallecanos, duke fituar 2-1. Ajo e djeshmja ishte një antipastë për...

Studimi tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

Marsi është një nga planetët më të studiuar në sistemin tonë diellor për shkak të afërsisë me Tokën dhe numrit të madh të anijeve...

Lajme të tjera

Web TV