Elvis Naçi flet për Kastriot Myftarajn: Ka folur keq për Zotin, më ka sharë dhe mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Elvis Naçi, ka komentuar për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili të enjten u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ndërroi jetë.

Përmes një video-mesazhi, Naçi thotë se gazetari e kishte sharë dhe kishte hedhur ndaj tij lloj lloj akuzash, ama hoxha sot ja bëri hallall.

“Ka qenë një gazetar që ka folur keq ndaj kulteve, ndaj besimit në Zot. Unë jam ndoshta nga më kryesorët që ai ka sharë, ka shkruajtur lloj lloj akuzash të pavërteta. Por vjen një ditë që do shkojmë te Zoti dhe këto ngjarje duhet të na bëjnë më të kujdesshëm. Se një ditë do japim shpirt dhe do shkojmë te i madhi Zot.

Përsa i përket gjërave që ka thënë ndaj meje, unë sot po e them para të gjithëve që unë ja kam bo hallall. Por problemi me të do jetë për shkak të mohimit të Zotit dhe fjalëve që ka fol kundrejt Mekës, Medinës, Xhamiave dhe gjërave që janë fetare”, thotë Elvis Naçi ndër të tjera. Më poshtë, video-mesazhi i plotë i tij.

Të fundit

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar....

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Lajme të tjera

Web TV