PSG nxjerr 11 lojtarë në listën e transferimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paris Saint-Germain ka futur në listën e transferimeve 11 lojtarë, ndonëse detyra për të gjetur një ekip për ta është shumë e komplikuar.

Kjo për shkak të tarifave të larta të transferimeve që kërkohen, pagave të larta që marrin dhe merkatos së vogël që kanë në dispozicion. Ky duket të jetë një udhëzim nga trajneri i ri Christophe Galtier i cili tha në konferencën e tij për shtyp të martën e kaluar: “Duhet të reduktojmë skuadrën. Nuk mund të kesh lojtarë që vështirë se luajnë gjatë gjithë sezonit”. Bordi ka nisur punën, sipas L’Equipe dhe Le Parisien. Mesfusha është zona më e prekur, me gjashtë lojtarë për t’u shitur, dhe ku PSG është më aktive përsa i përket nënshkrimeve.

Mesfushori argjentinas Leandro Paredes 28 vjeç u vlerësua në 35 milionë euro, gjë që ndaloi interesimin e Manchester United, sipas L’Equipe. E njëjta gjë ndodhi me qendërmbrojtësin senegalez Abdou Diallo 26 vjeçar, kështu që interesi i Tottenham u zbeh në favor të Clement Lenglet të Barcelonës në huazim. Lojtarë të tjerë janë zhvlerësuar gjatë kohës së tyre në Paris, si holandezi Georginio Wijnaldum dhe argjentinasi Mauro Icardi, kështu që do të duhej një mrekulli për ta që të gjithë largohen.

Icardi paguhet rreth 9.6 milionë euro bruto në vit, ndërsa mbrojtësi i majtë Layvin Kurzawa 29 vjeç dhe mezi luan, ka një tarifë vjetore prej 6 milionë euro për dy sezone të tjera.
Mesfushori spanjoll Ander Herrera, i cili është 33 vjeç dhe ka edhe dy vite nga kontrata e tij, pritet të fitojë rreth 8 milion bruto, ndërsa anësori gjerman Julian Draxler pritet të fitojë rreth 6.75 milion.

Lexo edhe :  Zbulohen 3 arsyet pse Bayern "u zhyt" duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Më pas është rasti i Neymar , i cili në moshën 30-vjeçare nuk është zyrtarisht në shitje.
Galtier ishte plot lëvdata për sulmuesin brazilian në paraqitjen e tij të parë: “Ai është një lojtar i klasit botëror, një nga më të mirët në botë, por ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Në çdo rast ai theksoi: “Dua të qëndrojë”.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV