Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zani Çaushi rishfaqet në gjykatë, kërkon për herë të tretë lirimin me kusht nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Myrteza Çaushi, është rishfaqur sërisht në gjykatën e Korçës duke kërkuar për të tretën herë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Robert Shehut dhe Luan Bedinit në gusht 1999 në Vlorë, i është drejtuar me një kërkesë penale Gjykatës së Korçës, duke pretenduar që gjykata ti miratojë kërkesën për lirimin me kusht.

Kjo pasi sipas Zani Çaushit, gjatë qëndrimit në burg ai ka pasur një rehabilitim duke u shfaqur me një sjellë të mirë dhe qëndrimi jashtë, do mundësonte kujdesin ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Por prokuroria e Korçës thotë se, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar.

Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

Mësohet se kërkesa e Myrteza Çaushit është rregjistruar në muajin Maj 2022, ndërsa në 30 qershor gjykata e Korçës, ka njoftuan prokurorinë e rrethit, që të caktojë një përfaqësues të akuzës në gjykatë.

Sipas këtij dokumenti gjyqtarja e çështjes për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Myrteza Çaushit, është caktuar Luljeta Kola.

Ndërkohë seanca e rradhës, është planifikuar javën e ardhshme në 19 korrik 2022.

Kjo është hera e tretë që Myrteza Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, duke pretenduar se ai ka kryer më shumë se 35 vite qëndrim në burg, duke nënkuptuar se ka vuajtur 3/4 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Njeriu që konsiderohet, si “i forti” i Vlorës,kërkesën e parë e ka depozituar në 14 maj 2020.

Lexo edhe :  Reportazhi i 'The Telegraph': Vendi që mirëpret emigrantët e padëshiruar të Italisë

Por pas debateve të shumta në sallën e gjyqit mes tij, juristit të burgut dhe prokurores, Çaushi ka hequr dorë nga kjo kërkesë, duke bërë që gjyqtari i çështjes Selaudin Pysqyli, në muajin korrik 2020 të marë vendimin për rrëzimin e kërkesës.

Por teksa kanë kaluar disa muaj, në gjykatën e Korçës u rregjistrua një kërkesë e dytë e Myrteza Çaushit, i cili kërkoi “lirimin me kusht”, duke pretenduar se pjesën më të madhe të dënimit e kishte kryer dhe duhet të lirohej duke u vënë në shërbim prove.

Çështja i ka rënë sërisht gjyqtarit të Korçës, Selaudin Pysqyli, i cili pasi të shqyrtojë dhe analizojë faktet, vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

Tashmë për herë të tretë Myrteza Çaushi, kërkon lirimin nga qelia, ku do jetë gjyqtarja Luljeta Kola, e cila do vendosi nëse do pranojë ose jo lirimin nga burgu për të “fortin” e Vlorës.

Zani Caushi do të mbahet mend si kreu i bandës kriminale, me të cilin ish-kryeministri Italian, asokohe Romano Prodi, pati një pritje për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit.

Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Të fundit

A është portretizuar një grua me kancer gjiri në veprën e Mikelanxhelos?

Një nga figurat e pikturuara nga Michelangelo në Përmbytjen e Madhe, një kryevepër e famshme që është pjesë e...

Të ftuar ‘VIP’ dhe surprizat, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit

Ashtu edhe si kishte lajmëruar, Arbana Osmani do të rikthehet për publikun si moderatore. Ndonëse në intervistat e saj, apo në rrjetet sociale, ajo...

Big Brother VIP/ Ja emrat që përfliten të jenë pjesë e edicionit të 4

Big Brother po bëhet gati që të nisë një tjetër edicion. Fansat, tashmë janë njohur me muajin e nisjes së këtij formati, duke pritur...

5 gjëra që gratë do të donin që burrat t’i kuptonin për pasiguritë e tyre

Disa ditë më parë në internet ka qarkulluar një klip viral i aktores Saoirse Ronan që me mirësjellje u kujton panelistëve të saj burra...

Media në rrezik, UNESCO publikon raportin: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për...

Lajme të tjera

Web TV