Maks Haxhia: E dimë që do e miratoni Hartën e re Gjyqësore, do ndjekim rrugë ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka paralajmëruar se avokatët do të ndjekin rrugët ligjore nëse qeveria miraton hartën e re gjyqësore

Për miratimin e hartës, Haxhia u shpreh i bindur se do të bëhet, pasi vendimi tashmë është marrë, por tha se çështja nuk është dërguar deri tani në gjykatë, pasi kanë shpresuar se do të ketë një ndryshim.

“Komuniteti i avokatëve, mori një vendim. Nuk gabojmë në vendimmarrje, por jemi bazuar në ligjin për profesionin e avokatëve. Ne e dimë që do kalojë, pasi është vulosur. Do ndjekim rrugën ligjore, do i drejtohemi gjykatës sipas kompentencës për ta rrëzuar këtë vendim të qeverisë që i jep formën e prerë. Dua të siguroj, pa dashur të bëj polemikë me ministrin, nuk jemi nga ata që i bëjmë gjërat nga emiocionet e momentit. Kemi debatuar me shumë kulturë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk e prek dot avokatinë me çfarë do ligji të bëni. Jemi njerëz me integritet dhe kulturë qytetare. Në fund do i drtejtohemi gjykatës. Nuk i jemi drejtuar pasi shpresojmë, do Zoti që të bëjë një përmbysje mendore, për të gjetur atë rrugë për të mirën e publiku”, tha Haxhia në seancën dëgjimore që po mbahet për Hartën e Re Gjyqësore.

Të fundit

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Lajme të tjera

Web TV