Burri vdes pasi piu gjithë shishen Jagermeister për 2 minuta për të fituar bastin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Afrika e Jugut vdiq të martën pasi dyshohet se kishte pirë një shishe të tërë Jagermeister në dy minuta si pjesë e një sfide për të pirë, tha policia.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte konkuruar kundër klientëve të tjerë në një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba për të mbaruar me fund shishen me Jagermeister për të fituar rreth 12 dollarë, raporton nypost.com.

“Njëri prej tyre u rrëzua dhe u dërgua në klinikën lokale, ku u vërtetua i vdekur”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Waterval, Brig Motlafela Mojapelo.

Pamjet e burrit që kthen shishen për ta pirë të gjithën në konkursin vdekjeprurës të pijes u postuan në Twitter , e cila arriti gati 9 mijë shikime që nga mëngjesi i së mërkurës. Në video shihet se ai u rrethua nga klientët e tjerë duke e inkurajuar atë të mbaronte alkoolin.

“Pjesa më e keqe e të gjithave… është se, kjo nuk është aspak qesharake… ishte një lojë që doli e gabuar nga të gjitha drejtimet”, komentoi një përdorues. Një përdorues tjetër tha se burri “pagoi me jetën e tij” për këtë konkurs.

Policia raportoi se ka nisur hetimet për vdekjen e tij dhe se është e paqartë nëse do të ngrihet ndonjë akuzë kundër pronarëve të dyqaneve të pijeve.

Të fundit

Tedi Blushi: Fitorja e opozitës në 11 Maj do të jetë spektakolare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se qeveria mund të tentojë sërish të manipulojë zgjedhjet,...

Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar. Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre...

Kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve

Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në...

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait. Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në...

I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike nderron jetëE

Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV