Animalistja Jonida Gjoka e cila me deklaratat e saj mbi jo-vegjetarianët dhe konsumin e ujit ngjalli polemika në rrjet, së fundmi ka dhënë shpjegimin e saj të hollësishëm.
“Të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd tha ajo”, dhe “Ujit po t’i thuash ndyrësirë kthehet në toksinë”,-deklaroi animalistja ndër të tjera.
Gjoka ka shpjeguar se tashmë nuk është më mëkatare pasi u kthye në vegjetariane. Ajo shpjegon se ka bërë evoluim që kur ka nisur të konsumojë frutat e detit. Animalistja thotë se gjithçka ka deklaruar janë të vërteta pasi nuk i ka thënë ajo.
DEKLARATA E SAJ
“Të gjithë komente që janë bërë nuk janë bërë për mua. Jam në katalizator të krijuar nga demonët apo Zoti. Unë kam qenë mishngrënëse, po kam hulumtuar që të bëjë një jetë më me kualitet.
Në moshën që kam unë kam menduar të kem një jetë më të mirë. Dëgjo e vërteta është e vërtetë. Mediat më kanë dhënë shumë kredi, po nuk i kam unë këto kredi. Janë studime që janë bërë nga shkencëtarë në laboratorë. Unë kam mbaruar bio-kimi në ‘92-shin dhe interior dizanj në Amerikë.
Unë kam sjellë disa foto në fakt që deklaratat që kam bërë nuk janë personale, po m’i kanë dhënë mua kreditet. Njeriu kudo që shkon merr atë që ka brenda, nëse ke Zotin brenda ke mirësi, në kundërt ke demonët. Unë i falenderoj të gjithë ata që kanë bërë komente se më kanë dhënë kreditet.
Në fakt gjithçka që është në këtë planet është e gjallë. Ka një krijues dhe tek uji, ka një ndërgjegje si çdo gjë e gjallë. Hindut, indianët e kanë pasur ujin 5 mijë vjet më përpara. Nuk e kam thënë unë, m’i keni dhënë mua kreditet. Një gjë që është e gjallë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse kjo është funny, unë në fund të ditës kam bërë diçka.
E ka thënë një shkencëtar japonez që e ka thënë këtë, Masaru Emoto quhet ai që e ka studiuar. Është e vërtetë që ne jemi kushërinj, si mund ta konsumosh?!
Duke filluar nga dhëmbët, sistemi tretës ka një zorrë shumë të shkurtër dhe ne e kemi shumë të gjatë si lopa. E treta, pehashi është 2.0. Ne jemi energji, qenie shpirtërore që kemi këtë eksperiencë fizike. Ne jemi ajo që kemi qënë para lindjes dhe pas vdekjes. Këtë e thonë edhe shkrimet fetare.
Tashmë nuk jam më mëkatare. Aktualisht jam vegjetariane, e konsumoj vezën të pastër. Pse duhet t’i bëj unë lopës apo tjetrit diçka. Unë jam dakord me qumështin, me vezën. Sa më i madh të jetë sistemi nervor aq më e madhe është ajo që ndiejnë.
Unë ha vetëm frutat e detit. Do ishte e pamoralshe me mua të thosha që jam perfekte. Jam në evolim. Edhe lutja kur ti e thua me mendje ka fuqi më tepër. Edhe kur gatuan, po bën turli. Merre qepën, ti do t’i flasësh. Bimët kanë sistemin nervor. Unë jam për atë që bën më pak dhimbje.”