Emigrantët e paligjshëm mbushin Britaninë e Madhe, Shqipëria vendos oficer mbikëqyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vizitë pune në Britaninë e Madhe, me ftesë nga Drejtori i NCA (Agjencia e Luftës Kundër Krimit).

Një delegacion i lartë i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Drejtor Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj.

Gjithashtu u krye një vizitë në portin e Dover, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.

Gjatë takimeve, Drejtor Nano ka marrë mbështetje të plotë nga drejtuesit e strukturave policore dhe agjencive ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, të cilët kanë vlerësuar me nota pozitive rezultatet e arritura 6 muajt e fundit, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit, kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Drejtor Nano i ka siguruar ata se sfidat që na presin janë të përbashkëta dhe pa një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve rezultatet nuk do të jenë në favorin tonë. Nano siguroi se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet dhe është shumë e angazhuar për të luftuar në krah me partnerët, fenomenet kriminale që dëmtojmë dhe cenojnë jetën, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve të të dy vendeve tona, të BE-së e më gjerë.

Lexo edhe :  Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Kjo vizitë vjen pas vizitave të njëpasnjëshme, shumë të rëndësishme, të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin, rritjen e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të fundit

Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pas tarifave të SHBA

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para. Si një pasojë direkte,...

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë. Në Jerusalem besimtarët mbanin kryqe të mëdha...

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë për shkak të detyrës, shpallen në kërkim 3 persona

Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë kanosur në ambientin e punës...

Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer...

Berisha: Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të...

Lajme të tjera

Web TV