Dorëzohet Bayern, Lewandowski është një lojtar i Barçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur totalisht nënshkrimi i Robert Lewandowskit me Barçën. Shifrat e transferimit janë 45 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse. Lewandowski nuk donte të vazhdonte aventurën e tij në Gjermani dhe tani Laporta arrin të nënshkruaj me një nga lojtarët më të mirë në botë.

Lewandowski nuk donte të dilte para partnerëve të Bayernit këtë të shtunë ose të fluturonte për në Shtetet e Bashkuara nën urdhrat e Nagelsmann. Burime të Barçës siguruan tashmë gjatë javës se e premtja do të ishte një ditë kyçe. Dhe orët e ardhshme kanë qenë vendimtare. Ëndrra e Lewandowskit është të veshë fanellën e Barçës për herë të parë në El Clasico më 23 gusht në Las Vegas. Operacioni është mbyllur për rreth 45 milionë euro plus pesë të tjera si bonuse. Një shumë që e ka kënaqur Bayernin, i cili nuk ishte i gatshëm ta jepte lojtarin dhe gjithmonë kishte kërkuar 50 milionë euro, dhe Barça, që e konsideron Lewandowski si figurën e një lojtari që mund t’i rikthejë Barcelonës prestigjin ndërkombëtar dhe gjithashtu shpirtin dhe mentalitetin fitues që skuadra kishte humbur vitet e fundit.

Ai do të udhëtojë për në Barcelonë në orët e ardhshme

Tifozët e Bayern Munich do të takohen këtë të shtunë në Allianz Arena, ku skuadra kampione e Bundesligës do të prezantohet me fytyra të reja si Sadio Mané, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui. Polaku do të udhëtojë në Barcelonë në orët e ardhshme dhe do të nënshkruajë me katalanasit deri në vitin 2025 me opsionin e një sezoni më shumë.

Nga ana e tij, drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, ka dashur të nxjerrë në pah profesionalizmin e sulmuesit polak. “Nuk kam pasur asnjëherë dyshime”, tha ai për thashethemet për një ankesë të futbollistit pas kthimit nga pushimet. “Robert është një profesionist i madh, e njoh shumë mirë, nuk kam pasur kurrë dyshime se ai nuk do të paraqitet në stërvitje”, theksoi ai pasi Lewandowski u kthye te trajneri Julian Nagelsmann të mërkurën e kaluar.

Të fundit

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë...

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Lajme të tjera

Web TV