Dhunuan një person në dhomën e sigurisë, pezullohen 3 efektivët e ‘Shqiponjave’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë pezulluar nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja”, Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj, pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K., kur është shoqëruar me datë 06.11.2021 në dhomat e sigurisë. Personi ndaj të cilit është ushtruar dhunë, A.K., ka bërë një kallëzim ndaj këtyre 3 efektivëve.

Nisur nga kjo, Drejtoria e Policisë së Durrësit nisi hetimet dhe nga këqyrja e pamjeve, në ambientet e dhomave të sigurisë, rezultoi se në datë 06.11.2021, pikërisht gjatë kohës që ky person ka qëndruar në dhomat e sigurisë, 3 efektivët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Si rezultat, ndaj këtyre efektivëve u vendos pezullimi plotësisht nga ushtrimi i detyrës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Efektivët e pezulluar nga detyra janë përkatësisht:

– Inspektore Blerta Gjergji, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor Harrun Hysenaj , me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor Rezart Hajdaraj, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Të fundit

Qeveria miraton bonusin e pranverës 50 – 10 mijë lekë për pensionistët

Qeveria miraton bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak...

Meta ndaloi kontrollin e fakteve në rrjetet sociale/ Franca “ e shqetësuar” nga ky vendim

Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e fundit të kompanisë së teknologjisë Meta për të rivlerësuar rolin e kontrollit të fakteve në frenimin e...

Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza e kualifikimit zgjat 60 ditë. Vlerësimi...

Protestojnë shoferët e Urgjencës në Spitalin e Durrësit: Na është ulur paga

Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë zhvilluar një protestë mesditën e sotme për shkak të kushteve të punës dhe uljes së...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë...

Lajme të tjera

Web TV