Temperatura deri në 39 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin tonë në pjesën e parë të ditës, por në zonat e thella malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat, ku në zonat Verilindore dhe pjesërisht Lindore vranësirat do pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të sjellin shira të pakët dhe të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme.

Por në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në Kosovë, duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin.

Por orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore duke sjellë dhe reshje afatshkurtra në Jugperëndim të MV.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme kanë përfshirë Europën Jugore dhe qëndrore, ku kthjellimet do të jenë dominuese në Ballkanin Perëndimore dhe Gadishullin Iberik. Po ashtu me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave do jetë Britania e Madhe. Ndërsa vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Të fundit

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Lajme të tjera

Web TV