Atentati në Fushë-Krujë/ Si ndodhi krimi i rëndë, dy trupa digjen mes flakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bilanc tragjik prej 3 të vdekurish u shënua mesditën e sotme, pas një atentati me armë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë drejt një mjeti në lëvizje, duke vrarë në vend shoferin e saj dhe një pasagjer.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, Një tjetër pasagjeri i ulur në sedijen e prapme të makinës ka dalë nga mjeti i plagosur, me shpresën për të kërkuar ndihmë, por atentatorët e kanë parë dhe kanë kthyer makinën e tyre, duke e qëlluar për vdekje. Ky person është identifikuar si shtetasi me iniciale B.V, me banim në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Ata janë larguar në drejtim të Durrësit, ndërsa makina e sulmuar ka shpërthyer në flakë, për shkak të breshërisë së plumbave dhe temperaturave të larta të motit, duke bërë në këtë mënyrë më të vështirë identifikimin e viktimave.

Në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët pritet t’i vinë në ndihmë Prokurorisë.

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV