U ekzek*tua me breshëri plumbash, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

23-vjeçari ishte kushëriri i Ervis Martinajt dhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.

Ky i fundit ka reaguar i pikëlluar për vdekjen e Martinajt. Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Kujtojmë që vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie. Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushk një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës u gjetën edhe armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinajn, Hoxhën dhe Vatën.

Të fundit

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë godet Iranin verior

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet...

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Ministrat e Jashtëm flasin pas takimit me Iranin në Gjenevë: Moment i rrezikshëm

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologët e tij gjermanë, francezë dhe të BE-së, kanë dhënë një deklaratë për mediat...

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore

Mistikja e famshme Baba Vanga vdiq në vitin 1996, por ka shumë që besojnë se parashikimet e saj ende po realizohen deri më sot. Dhe...

Irani godet me raketa xhamitë historike të Izraelit, publikohen pamje

Një sulm raketor iranian, i cili goditi Haifën, dëmtoi xhamitë më të vjetra dhe të dytat më të vjetra të qytetit. Sulmi dëmtoi Xhaminë Al-Saghir,...

Lajme të tjera

Web TV