Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, eksperti: Nëse sistemi nuk do ishte fikur, do kishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasojat e sulmit kibernetik që mbylli ndër të tjera edhe faqen e e-albania, mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse sistemi nuk do të ishte fikur.

Kështu është shprehur eksperti i IT Gent Progni. Ai tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomware është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa herë. Edhe në një televizion, dhe janë paguar para që të kthehen të dhënat. Por varet kush po e bën sulmin. Nëse e bën një grup hakerash për përfitim monetar, ndodh që kthehet, nëse bëhen nga shtet armike ndryshon puna”, tha eksperti.

Lidhur me dyshimin e eskpertit të kriminologjisë, Ervin Karamuço, se sulmi mund të ketë ardhur nga Irani për shkak të ngjarjeve të fundit, Progni tha se ka të njëjtat mendime.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi edhe mund të zbulohet, por theksoi se diçka e tillë është shumë e vështirë.

“Realisht edhe unë e kam hedhur sot si hipotezë për shkak të ngjarjeve. Është sulm shumë i kushtueshëm dhe është menduar afatgjatë. Unë mendoj që mund të jetë lëë gjurmë teknike që edhe mund të zbulohet dhe mund të merret si logjikë nga kush mund të ketë ardhur. Por është shumë e vështirë. Është bashkëpunim i disa shteteve për të parë ng aka ardhur sulmi”, tha Progni.

Të fundit

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë/ Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit

Një shprehje popullore e jona është “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në Greqi të bërit mirë,...

Euro prek “fundin”, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun, pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...

Paga mesatare bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj

Pagat në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, me mesataren kombëtare që ka zbritur në 822...

Izrael-Iran/ Probleme për lojtarin e Interit, bllokohet në Teheran

Lufta Izrael-Iran ndikon edhe në futboll. Futbollisti i Interit, Mehdi Taremi, aktualisht është i bllokuar në Teheran, ndërsa shokët e tij të ekipit përgatiten...

Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

Nga Leonard Veizi  “Dhe befas vjen mbrëmja...” Kështu fillon vargu që mbetet si një thirrje e heshtur në kujtesën e çdo lexuesi që ka prekur poezinë...

Lajme të tjera

Web TV