Negociatat/ Miqtë e huaj urojnë shqiptarët, BE-OSBE: Hapet kapitull i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miqtë e huaj të Shqipërisë përshëndesin dhe urojnë shqiptarët për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, e ka konsideruar këtë ditë si tregues i angazhimit të unionit që vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane. Të njëjtin mesazh ka shpërndarë edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

OSBE në Shqipëri e ka cilësuar ditën e sotme si një kapitull të ri të Shqipërisë i shumëpritur dhe i merituar. CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur çeljen e negociatave, duke e cilësuar si përparim shpresëdhënës për rrugën drejt BE por paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë lëshim për kriteret.

Një urim të veçantë e kishte edhe ish-ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Evropën si destinacionin e tyre natyror”, shkroi ndër të tjera ai.

Të fundit

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë...

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Lajme të tjera

Web TV