ISHP në konferencë/ Bino: Coronavirusin e identifikojmë në kohë reale, i kemi pajisjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi masat e marra për përballjen me raste të mundshme të coronavirusit në Shqipëri. Bino theksoi se nuk ka vend për panik në vendin tonë dhe se autoritetet janë përgatitur dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.

Doktoresha e ISHP-së bëri me dije se Shqipëria ka pajisje që “e identifikon coronavirusin në vend”.

“Nuk është vetëm një pajisje, por janë disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën. Nuk është vetëm një pajisje që po u prish, nuk kemi tjetër, jemi të pajisur që të bëjmë identifikimin në vend siç ndodh në Itali apo shtete të tjera”, tha Bino.

Silva Bino bëri një thirrje për mediat dhe të gjithë qytetarët që të kenë më shumë besim te autoritetet pasi janë të përgatitura.

“Janë përforcuar masat në kufi”, tha ajo, duke shtuar se në aeroportin e Rinasit ndodhet aktualisht struktura e specializuar dhe është përforcuar personeli.

“U bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga vende si Italia dhe Kina, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor”, tha Bino.

Shqipëria është një vend që ka një eksperiencë shumë të mirë të gjurmimit të kontakteve, siguroi doktoresha e ISHP-së.

Sa i përket karantinës, Bino tha se është përzgjedhur zona dhe strukturat e posaçme, por nuk tregoi vendndodhjen për të mos hapur panik te banorët.

Sa i përket personave që mendojnë se janë prekur nga koronavirusin, ata mund të telefonojnë në numrin 127, por Bino kërkoi kujdes sepse Shqipëria ndodhet në sezon gripi dhe jo çdo simptomë duhet të ngrejë frikën për prekje nga koronavirus.

Të fundit

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Lajme të tjera

Web TV