Haradinaj këmbëngul: Heqja e taksës nuk garanton njohjen nga Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj produkteve serbeve vetëm pasi Beogradi të pranojë pavarësinë. Pavarësisht kërkesës dhe presionit të vazhdueshëm nga SHBA-të dhe partnerët evropianë që kërkojnë heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut, Haradinaj thekson se nuk ka asnjë garanci se ky veprim do të sjellë edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje”, shprehet ish-kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se planifikon heqjen e taksës, por njëkohësisht edhe vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV