Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Pogradecit. Rama ka sjellë si shembullin më të mirë të pastërtisë Lezhën, e ndërsa si shembullin më të keq në administrimin e qytetit ka etiketuar Dritan Lelin.
Kryeministri Edi Rama mblodhi në Pogradec në një takim kryetarët e 61 bashkive të vendit, ku iu ka dhënë porositë e tij. Që në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit në BE, pas çeljes së negociatave. Kryeministri Edi Rama ka bërë si shembull pozitiv kreun e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun. “Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qen krenar. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare. Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshit”, është shprehur Rama. Ai tha se ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit. Kryeministri nuk ka hequr dorë ende nga kritikat për Vlorën, në qytetin ku ai ka mbledhur edhe mbeturinat në fushën e basketbollit. “Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht”, tha Rama, edhe pse kryetari i Vlorës ndodhej në Tiranë, i thirrur nga SPAK. Rama ka përmendur edhe Pogradecin i cili po merr më shumë projekte si qytet. “Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar. Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur përpiqet të lërë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë procves, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut”, tha Rama.
Negociatat
Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek hapja e negociatave me Bashkimin Europian. “Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë janë një e përpjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik qoftë si i zgjedhur apo i besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, dhe për vetë shoqërinë e komunitetet, qeverisjen vendore, bashkitë dhe njësitë administrative, flasim për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin. Kjo nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mirë dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush”, tha Rama.