Vodhi bizhuteri 3 milionë euro në vilën e Ronaldo “Fenomenit”, lihet i lirë shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gabim i gjykatës spanjolle ka bërë që dy autorët e vjedhjes (njëri shqiptar dhe tjetri spanjoll) së shtëpisë së legjendës së futbollit Ronaldo Nazario dhe futbollistit të Paris st Germain Paris Saint-Germain Marco Verrati, të lihen të lirë.

Dy autorët që mendohet se i përkasin një grupi të organizuar të vjedhjes së shtëpive dhe vilave, kryesisht të sportistëve janë lënë të lirë pasi Gjykata e Alicantes ka pranuar ankesën e paraqitur nga mbrojtja e të dy të pandehurve, ku avokati denonconte se gjyqtari i çështjes kishte shkelur të drejtat e klientëve të tij, duke mos e informuar atë për veprimet që garantonin të drejtën e mbrojtjes së të paraburgosurve.

Shqiptari dhe spanjolli të cilët ndodheshin 20 ditë në paraburgim janë të lirë me vendim të Gjykatës. Ata janë të akuzuarit e vetëm të bandës që akuzohet për vjedhjen e një sërë vilave. Katër të tjerët, të cilët po ashtu ishin të përfshirë në këtë vjedhje u lanë të lirë.

Ata u vendosën në pranga sapo zbritën nga trageti që i kishte sjellë nga Ibiza. Banda e hajdutëve kishte hyrë në vilën e ish-lojtarit të Real Madrid dhe Kombëtares braziliane, Ronaldo Nazario, ku morën bizhuteri dhe ora me vlerë afro 3 milionë euro si dhe 100 mijë eurove në para që i përkisnin mesfushorit italian, Marco Verrati, i cili luan për Paris Saint Germain.

Autorët hynë në shtëpi të maskuar, ndërsa lojtari ishte duke festuar me familjen dhe miqtë e tij në vilën në pronësi të Ronaldos. Asnjë prej tyre nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte deri sa u zbulua gjithçka pas festës.

Shqiptari dhe spanjolli, dy autorët e vjedhjes u vendosën në pranga teksa po tentonin të arratiseshin. Ata u arrestuan sapo zbritën nga trageti që i solli nga Ibiza në Alicante. Brenda makinës së njërit prej autorëve u gjetën edhe disa nga objektet e vjedhura. Ata u lanë në paraburgim. Por, ndërkohë avokatit të tyre nuk i ishte dhënë aksesi për të pasur informacion mbi dosjen e të pandehurve, duke cenuar edhe të drejtën e informimit.

Lexo edhe :  Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Shën Mitrër, Arbëri

Në këtë mënyrë gjykata konkludon se është shkelur e drejta për mbrojtje efektive gjyqësore, ndaj ka urdhëruar që të anulohet masa arrest me burg, shkruajnë mediat spanjolle. Banda ku bëjnë pjesë shqiptari me spanjollen akuzohen për gati 20 vjedhje.

Objektivi i tyre ishin vilat, mundësisht ato të biznesmenëve dhe njerëz të famshëm si sportistë. Pre e vjedhjes ka rënë shtëpia e ish-kryeministrit José María Aznar, tenistit Rafael Nadal, ish-liderit të Podemos Pablo Iglesias, apo lojtarit Lionel Messi.

Të fundit

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Roma, kryeqyteti i Evropës

Nga Juan González-Barba A ka një kryeqytet Europa, ose më saktë, Bashkimi Evropian? Nëse po, a do të justifikohej me titujt e tij historikë? A...

FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, e organizuar nga FSHF, do të nderojë arritjet e shquara të futbollistëve shqiptarë dhe do të vlerësojë ata...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal gjatë stuhisë Eowyn. Rreth një milion shtëpi, ferma dhe...

Lajme të tjera

Web TV