Për herë të parë BBC kërkon falje për intervistën me Princeshë Dianën në 1995

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vitesh grindjesh dhe polemikash, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, i kërkoi publikisht falje Princit Charles dhe djemve të tij, William dhe Harry, për intervistën famëkeqe të Princeshës Diana të vitit 1995.

Lady D është intervistuar nga gazetari Martin Bashir gjatë emisionit Panorama. Videoja hyri në histori për zbulimet e bëra nga Diana për martesën e saj me Princin Charles dhe në përgjithësi për familjen mbretërore.

Zbulime, të cilat rezultuan se ishin marrë përmes mashtrimit. Tani, BBC ka kërkuar zyrtarisht falje dhe ka premtuar se nuk do ta transmetojë më intervistën. Në vitin 2021, një hetim i pavarur për programin, i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik britanik “nuk i plotësonte standardet e larta të integritetit dhe transparencës që janë shenjë dalluese e tij”.

Hetimi filloi pasi vëllai i Princeshës së Uellsit, Earl Spencer, akuzoi BBC-në për “pandershmëri të plotë”. Në të vërtetë, u zbulua se gazetari Martin Bashir kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën me Dianën, duke përfshirë dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Earl Spencer kishte vite që kërkonte akuza penale nga personat e përfshirë. Por Scotland Yard lëvizi vetëm kur avokatja Louise Prince i shpjegoi gjykatës se akuzat e bëra gjatë intervistës shkaktuan “pasoja të rënda personale për të gjithë të interesuarit”.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, BBC lëshoi deklaratën e mëposhtme:
“Që nga publikimi i Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që kanë vuajtur nga taktikat mashtruese të përdorura nga BBC në ndjekjen e intervistës së saj me Dianën.

Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i kërkuar falje publike Princit të Uellsit Charles dhe Dukës së Kembrixhit William dhe Sussex Harry, për mënyrën se si u mashtrua Princesha Diana dhe ndikimi pasues në të gjithë jetën e tyre.

Lexo edhe :  Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Siç tha vetë Duka i Kembrixhit, BBC gaboi që nuk i bëri vetes pyetje. Nëse do të kishim bërë punën tonë si duhet, Princeshë Diana do ta dinte të vërtetën kur ajo ishte ende gjallë. Ne e kemi zhgënjyer atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë”, deklaron BBC.

Të fundit

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra...

Nga energjia te alkooli, ja si mund t’i luftojë Kanadaja tarifat dërrmuese të Trump

Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë nëse Donald Trump vendos tarifa, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau. “Nuk është ajo që duam, por nëse...

Protestat në Beograd, eksperti i sigurisë: Prapa tyre fshihen shërbimi rus dhe serb

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli në ‘Studio Live’ lidhur me protestat në Serbi dhe situatën në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Për Arbër Hitajn, eksperti...

Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit. Menjëherë në ndihmë të turistëve...

“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi bën “lëmsh” banorët, ja si reagoi Loredana

Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip! Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të...

Lajme të tjera

Web TV