LSI gati për rikthimin e Metës, sot mbahet Konventa Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, Ilir Meta nuk është më President i Republikës së Shqipërisë. Ai dorëzoi dje Presidencën te pasuesi i tij, kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj.

I cilësuar se “kostumi i presidentit i rrinte ngushtë”, sikurse e ka paralajmëruar e sotmja do të jetë një rikthim i ri për të. “Do të rikthehem me vrull djaloshar”, do të thoshte Meta pak kohë më parë.

Dhe duket se LSI, partia që themeloi, është bërë gati për rikthimin e tij pas pesë vitesh. Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën në një mandat të pazakontë për të, LSI-në ia besoi, bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë.

Meta ka bërë të ditur se do t’i rikthehet politikës aktive, për t’u përballur nga drejtimi i një partie opozitare me Edi Ramën. LSI mban sot Konventën Kombëtare. Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.

“Agim të ri”, e quajti Meta dje 25 korrikun, në përgjigje të një komenti për një qytetar në Facebook. Ndërsa sot në një foto me Monika Kryemadhin shkruan për shpresë dhe vizion të ri.

Konventa do të shënojë nisjen e procesit për ristrukturimin e LSI për t’u bërë gati për zgjedhjet lokale. Gjithashtu mbetet për t’u parë sesi do të jetë bashkëpunimi I Ilir Metës me Sali Berishën, që duket se d të krijojnë një front të përbashkët opozitar.

Të fundit

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Lajme të tjera

Web TV