“Akt i Ramës që meriton lëvdata”/ Vangjeli: Begaj është një shqiptar i mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Lorenc Vangjeli ka thënë në “Abc Live” se Bajram Begaj është nga zgjedhjet e Edi Ramës që meriton lëvdata dhe vuri në dukje se presidenti i ri i ka dhënë provat për detyrën që mori.

Vangjeli tha se në fjalimet e Begajt nuk kishte asgjë që nuk shkonte, ndërsa e quajti një shqiptar të mbarë dhe patriot.

“Asgjë nuk shkonte. Çdo gjë ishte në rregull. Tentativa jonë për të gjetur qime dhe në vezët e ziera është një sport kombëtar. Të njëjtën qasje pamë edhe kur emri i tij doli si kandidat i vetëm. Tentuan gjatë dhe nuk gjetën gjë. Është një shqiptar i mbarë, një shqiptar patritot. Në këto kohë të liga, shqiptarët e mirë duhet t’i kenë këto cilësi. Është një nga aktet e rralla të Edi Ramës që nuk meriton sharje por vetëm lëvdata. Zgjdhje e duhur në vendin e duhur. Begaj ka dhënë prova dhe sprova. Identikiti i tij i mjekut me uniform ushtarake shpresoj të jetë një ogur i mirë i Shqipërisë”, tha Vangjeli.

Lidhur me faktin që Begaj nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij, Vangjeli tha se tentativa për të vendosur kufij mes dy vendeve, nuk vjen nga shqiptarët e mirë.

“Presidentja e Kosovës ishte gjithashtu në ceremoninë e betimit. Tentativa të tilla për të vendosur një kufij atje ku kalon viza e kufirit, mes dy shqipërive, nuk vjen nga shqiptarët e mirë. Sa herë ka një problem në Tiranë, projektohet në Prishtinë. Kosova është prioriteti tradicional i Shqipqrisë dhe çdo tentativë që vjen ose nga njerëz anonim, ose nga njerëz që bëjnë politikë, është më së paku kriminale. Kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur këtë status.

Është më mirë me qetësi, të projektojmë armikun gjithkund tjetër, vetëm jo mes nesh. Sherrxhinjtë e kanë çakmakun në xhep, sidomos në ëkto ditë të nxehta dhe nuk është e vështirë ta ndezësh zjarrin”, u shpreh Vangjeli.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV