Bylisi ka arritur të zhbllokojë rezultatin në ndeshjen që është duke zhvilluar në shtëpi me Luftëtarin, duke shënuar golin e parë në minutën e 36-të.
Ishte Guindo ai i cili arriti që të shënonte rrjetën e gjirokastriteve pas një asisti të fituar nga Jurgen Goxha.
Ekipi i Bylis ndodhet momentalisht në vendin e dytë të Kategorisë Superiore dhe vjen pas fitores që mori në ndeshjen me Laçin. Fitorja me Luftëtarin dhe humbja e Kukësit me Skënderbeun do ishte më e mira e mundshme për ta që të siguronin vendin e parë të kampionatit.
Ndërsa, gjirokastritet nga ana e tyre, të cilët momentalisht ndodhen në vendin e 9-të dhe të parafundit e kanë të nevojshme që të marrin këtë fitore për të ndihmuar veten dhe shpëtimin nga zona e rrezikut e rënien nga kategoria.
Luftëtari vjen këtë javës pas fitore më korçarët e Skënderbeut dhe do ishte një surprizë e bukur për ta një fitore tjetër. Po ashtu duhet të rikujtojmë se në ndeshjen e fundit midis Luftëtarit e Bylisit rezultati ishte i barabartë 1-1.
Formacionet zyrtare:
Bylis : Miraka, Ntephe, Janku, Goxhaj, Peposhi, Hadroj, Muataj, Mëllugja, Bajramaj, Guindo, Celis. Trajner: Veljko Dovedan
Luftëtari: Qyrani, Demo, Çela, Kukaj, Dushkaj, Puci, Qato, Renja, Hyseni, Fili, Lika. Trajner: Dritan Kristidhi/Përgatiti: Fjala.al/