Nga Kastriot Kotoni
Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian ka hyrë jo më kot në ngjarjet epokale të historisë sonë. Në mediat tona ka pasur jo pak shkrime entuziaste dhe analiza optimiste, siç ka patur edhe shkrime e analiza televizive me kahje kritike deri dhe nihiliste. Po edhe në ditët në vijim ky debat i shëndosh dhe me prespektivë do të ketë hapësirën e duhur dhe me një tejpamje tjetër, e pse jo dhe falë një maturimi që vjen si rezultat i një zhvillim të ri politik, që aq shumë e kemi ëndëruar. Në këtë rast duke rikrijuar edhe një herë një anë të haruar të kujtesës sonë politike, arsyen e prishjes së Qeverisë së Stabilitetit në librin e Ylli Çabirit me titull “SHQIPËRIA MUND TË BËHET ME QEVERISJE TË VËRTETË”, të botuar nga “Shtëpia botuese Onufri” në vitin 2018, në faqen 81-82 në kapitullin me titull –“ PARIMIi I KATËRT: Jo hesape politike! Për të qenë sa më objektiv, citojmë paragrafin për të kuptuar se sa pranë Bashkimit Evropian ishim.
Parimi i katërt lidhet me papajtueshmërinë e qeverisjes me hesapet meskine politike. Qeverisja nuk mund të bazohet në hesape individuale apo të grupit dhe as në hesape partiake, sikur luhet shah me kundërshtarin. Qeverisja dhe të bërit politikë janë dy gjëra të ndryshme. Opozita ndaj qeverisjes nuk duhet kuptuar si kundërshti e çdo lloj pune të saj , pa asnjë strategji dhe pa argument që të provojë se e njëjta punë mund të bëhet më mirë e më shpejt nga dikush tjetër, në këtë rast nga njerëz profesionistë të opozitës politike. Të kundërshtuarit nuk mund të jetë thjesht një tender premtimesh. Shembulli më i qartë i këtyre hesapeve në kurriz të vendit dhe shqiptarëve ka qenë vendimi për prishjen e Qeverisë së Stabilitetit. Siç mund të dihet shkruan ndër të tjera Ylli Çabiri, kjo Qeveri u krijua në qershor 1991 si rezultat i marrëveshjes politike të të gjitha forcave politike të vendit. Pra, ishte një Qeveri koalicioni me bazë të gjerë, ku forcat kryesore politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pretendohet se përfshinë ekspertët apo teknikët më të mirë që kishin, në dobi të stabilizimit dhe përparimit të shpejtë të vendit.
Kjo zgjedhje, ky qëndrim i partive vizionare dhe të përgjegjshme konsiderohej nga të huajt si një formulë fituese. Aq sa Ministrat me përvojë të disa vendeve të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, që na takonin në ato ditë, shpreheshin hapur: çudi me ju shqiptarët, sikur nuk jeni nga Ballkani, gjetët një formulë unikale për vendet e lindjes, atë të bashkëpunimit për interesat e vendit e jo të luftës midis jush. Si e arritët vallë? Jemi të befasuar prej jush, aq sa jemi të detyruar edhe ne tani të marrim vendimin politik e t’ju pranojmë në Bashkimn Evropian sa më parë, përpara të tjerëve që ata të mund të ndjekin shembullin tuaj. Pastaj, kjo ka edhe kosto shumë të ulët për ne! Asnjë kosto, madje.
Kujdes shkruan Çabiri, kuptojeni mirë këtë ngjarje historike, bëhej fjalë për pranimin të vendit tonë në Bashkimin Evropian para dy dekadash e gjysmë, (që nga koha e botimit të librit tre dekadash) dhe jo për hapje negociatash për këtë vit e për t’u pranuar kush e di se kur!
Gjithnjë është thënë se si ne shqiptarët (më saktë, udhëheqësit e vendit në sistemin e mëparshëm politik) e humbëm shansin që na ofruan dikur gjermanët. Na iku treni! Unë jam njëri prej shqiptarëve që mendoj kështu. Por unë mendoj se shansi ynë i vërtetë që kemi humbur si komb është ai i vitit 1991, për të cilin të gjithë sikur kanë frikë të flasin. Të gjithë ish ministrat ish Kryeministri, politikanët kryesorë të të gjithë krahëve, ambasadorët e çdo vendi dhe ata të Bashkimit Evropian, si dhe udhëheqësit e huaj. Por sidomos ata që e prishën. Përse nuk floën, nuk flasin? Hesapet duket se kishin filluar të bëheshin që me krijimin e asaj Qeverie. Mëtohej se disa figura me rëndësi të Partisë Demokratike, njëkohësisht ekspertë të dorës së parë u caktuan në atë qeveri jo thjesht se ishin të domosdoshëm për të kontribuar për vendin( ata në fakt rezultuan shumë të domosdoshëm), por si “kamikazë”, që të shmangeshin nga konkurenca për në strukturat drejtuese të partisë. Aq sa një deputet i kësaj prtie rrekej të fliste në çdo seancë parlamenti dhe pavërësisht temës që diskutohej e fillonte diskutimin me vlerësim histerik: Kjo është një qeveri e poshtër! E njihja të kaluarën e tij . Sigurisht që kishte të drejtë të ishte demokrat, të ndryshonte mendim e të kalonte në cilën anë të donte, por nuk kuptoja pse fliste aq rëndë, ekstremisht rëndë. E njihja si ish komunist të devotshëm dhe kish punuar si ambassador në një vend të rëndësishëm diku, kishim shëtitur bashkë kryq e tërthor në Paris.
Ne shihnim të ndjerin Pashko nga llozha e Kuvendit sa herë thuhej ky cilësim , kishim dëgjuar shumë lloj cilësimesh dhe etiketimesh… Gramozi na këshillonte: vazhdoni punën se e ka ngaqë do të bëhet Ministër. Nuk ecën përpara nëse nuk shan rëndë! Dhe ne vazhdonim punën pa u thelluar se ç’fshihej pas kësaj thënije.
Për të treguar historinë se si mbritëm tek hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, nuk është nevoja të shkruhet se cila parti e çoi vendin në katastrofa e gremina e humnera drejt humbjes si komb. Aleatët tanë të natyrshëm perëndimor, na mbështetën për të rigjetur sërish rrugën drejt progresit dhe për t’u bashkuar me familjen evropiane.