“Toka e Dybalas”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në ditën e sotme, është larguar paksa fokusi nga merkato verore. E vetmja marrëveshje që po diskutohet akoma është ajo e trekëndëshit: Barça-Kounde-Chelsea. Lojtari duket më pranë katalanasve por londinezët nuk dorëzohen.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Kounde 2027” është titulli i “Sport”, me gazetën katalanase që beson se mbrojtësi francez do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin blaugrana.
Prima Pagina Sport 27/07/2022“Toka e Dybalas” ka shkruar “il Romanista”. Një pritje madhështore u bë për yllin argjentinas nga tifozeria e Romës në ditën e prezantimit para qytetit.
Prima Pagina Il Romanista 27/07/2022“Quotidiano Sportivo” ka si titull kryesor disa nga objektivat e bardhezinjve “Paredes-Werner, rinis Juve”. Duket se merkato e klubit torinez nuk është mbyllur ende, pasi ata janë gati dhe për dy goditje të tjera.
Prima Pagina QS Sport 27/07/2022“Shënoj 30 gola, fitoj titullin me Juven” është titulli i “Tuttosport”. Ky është basti i Vlahovic për këtë sezon, ku sulmuesi serb duket tepër optimist.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 27/07/2022“Corriere dello Sport” është fokusuar tek fjalët e ‘La Joya’ gjatë prezantimit “Roma, unë do t’ju ndihmoj të fitoni”.
Prima Pagina Corriere dello Sport 27/07/2022Gazeta madrilene “Marca” ka si titull kryesor yllin portugez dhe shkruan “Cristiano, telenovela e verës”. Duket se dhe Cristiano Ronaldo ka vendosur të qendrojë tek ‘Djajtë e Kuq’ , ai ka qënë dje për takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar opsionet më të mira për të ardhmen e tij.
Prima Pagina Marca 27/07/2022“Idhulli im është Ronaldinho” ka shkruar “Mundo Deportivo”. Këto ishin fjalët e Raphinhas në një intervistë së fundmi, ku nuk ngurroi ti përgjigjej pyetjes.
Prima Pagina Mundo Deportivo 27/07/2022

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV