Përfundon ëndrra Shkupit për Champions Legue/ Eleminohen nga D.Zagreb në turin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e quajtur Champions League për skuadrën shqiptare të Shkupit është ndërprerë në turin e dytë kualifikues, në ndeshjen e kthimit kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb. Një javë më parë në Kroaci sfida ishte mbyllur me rezultatin 2-2 dhe të martën në stadiumin kombëtar të Shkupit pati shpresa dhe entuziazëm të madh.

Jo më kot pati një numër shumë të lartë tifozësh, por për ironi të fatit ëndrrën do iu ndërpriste një shqiptar, i quajtur Arijan Ademi, i cili luan për Dinamo Zagreb dhe është kapiten i këtij ekipi. 31-vjeçari nga Maqedonia e Veriut realizoi në minutën e 47 golin e vetëm të fitores 0-1 dhe për rrjedhojë Dinamo Zagreb u kualifikua në turin e tretë të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

Gjithsesi skuadra shqiptare e Shkupit nuk do ta mbyllë këtu aventurën në Europë, pasi tani është zhvendosur në turin e tretë të Europa League, atje ku do përballet me skuadrën Irlandeze të Shamrock Rovers. Në sezoni që lam pas Shkupi u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej 12 pikësh ndaj ekipit të Akademija Pandev.

Të fundit

Berisha nga Astiri: Do i japim fund urrejtjes së Ramës për ju, s’ka kopshte e çerdhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët e Njësisë nr. 14...

“Nuk më pëlqente askush për 5 vite”, Selena Gomez tregon pasojat nga ndarja me Justin

Edhe pse Justin Bieber filloi bashkëjetesën me Hailey (që më pas u bë gruaja e tij), vetëm dy muaj pas ndarjes nga Selena Gomez, me sa duket...

I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i akuzuar për trafik kokaine

Një 57-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali me 24 vite burg është arrestuar nga policia shqiptare në Lushnje. Bëhet fjalë për Fatbardh Haxhiu alias...

Ku përfundoi fleta e votimit? 6 emigrantë shqiptarë marrin bosh zarfin nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë, të cilëve zarfet iu dorëzuan bosh. Këto fletë...

“Gjëja më madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit”, Edi Rama ironizon koalicionin e PD

Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë me koalicionin e demokratëve, Aleancën Shqipëria Madhështore. Rama tha se e vetmja gjë madhështore e...

Lajme të tjera

Web TV