3 shqiptarët bien pre e grabitjes në Mykonos, u vidhen sende me vlerë mbi 45 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se luksi i tepërt në të cilin po kalonin pushimet e tyre 3 shqiptarë në ishullin e vipave në Greqi, Mykonos, u ka rënë në sy disa grabitësve, të cilët kanë mundur të grabisin prej dhomës së shtetasve shqiptarë sende me vlerë mbi 45 000 euro.

Ngjarja e pa zakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat kanë pasur në faqet e tyre lajmin lidhur me ngjarjen. Sipas burimeve lokale, sendet e vjedhura janë orë floriri, varëse, para kesh por edhe pasaportat dhe patentat e tyre.

Denoncimi u bë prej viktimave në rajonin policor të ishullit, ndërsa viktimat janë dy motra dhe i dashuri i njërës prej tyre. Për momentin emrat e tyre nuk bëhen publikë, por mediat greke thonë se treshja shqiptare kishte marrë me qera një suitë në një hotel luksi, në zonën “Plindri”.

Gjatë orëve të mëngjesit të datës 24 korrik, grabitësit mundën të hynin në dhomën e hotelit duke përdorur një prerës metalik dhe në pak minuta zbrazën dhomën e turistëve shqiptarë dhe u larguan me shpejtësi në rrugicat e zonës.

Policia nuk ka ndonjë të dyshuar për aktin, ndërsa viktimat tashmë duhet t’i drejtohen drejtësisë vendase për të bërë të mundur një kompromis me pronarët e hotelit nëse do t’ju jepet mbrapsht diçka prej vlerës së humbur në ambientet e hotelit.

Kjo është hera e parë që turistë shqiptarë denoncojnë vjedhje të sendeve me vlerë të madhe në ishullin e Mykonos.

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV