Ja kush e kërkoi hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit ku përmendej Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit iu drejtua ditën e sotme në një letër Kuvendit ku kërkonte miratimin e një ligji të posaçëm për të nisur verifikimin e një politikani, që thuhet se ka qenë spiun në kohën e komunizmit.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një person me inicialet F.T, në dosjen e të cilit thuhej se një person me inicialet I.M e ka spiunuar në kohën kur ai kërkonte t’i arratisej regjimit komunist. Shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale ku përmendet ish-presidenti, ka kërkuar që të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë dhe vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Të fundit

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi...

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas...

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Lajme të tjera

Web TV