Romani i Kadaresë përkthehet dhe botohet në persisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian. Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve  “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes.

Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në vitin 1936 në Shqipëri dhe është një nga shkrimtarët e njohur të këtij vendi. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 dhe u strehua në Francë. Kadare u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996 dhe më pas  mori titullin oficer i “Legion d’ Honneur”. Romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1961 dhe më pas botoi rreth 20 novela dhe disa libra me poezi. Ai është një nga kandidatët për çmimin Nobel në letërsi çdo vit.

Zbulohet dokumenti, si u përjashtua Kadare nga partia e Tiranës në 90-tën: Tradhtoi Atdheun dhe popullin

Ky roman i Ismail Kadaresë synon të zbulojë sekretin e vetëvrasjes së Linda B, një vajze të re shqiptare që jetoi gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit të këtij vendi, dhe u internua me familjen e saj në një fshat jashtë Tiranës. Në këtë roman është një personazh i quajtur Rodian Stefa, i cili është një dramaturg nga Tirana dhe për Lindën, ai është një simbol i kulturës dhe artit në mërgim. Dramaturgu nuk e ka takuar kurrë Lindën, por firmos një libër për të dhe pasi dëgjon lajmin për vetëvrasjen e saj, përpiqet të kuptojë rolin e tij në formimin e kësaj tragjedie.

Lexo edhe :  Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

Kadareja shkroi romanin “Një vajzë në mërgim” në 13 kapituj midis viteve 2008 dhe 2009. Ai ia kushtoi këtë roman të gjitha të rejave shqiptare që lindën, u rritën dhe kaluan rininë e tyre në internim.

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Lajme të tjera

Web TV