Efektet e nxehtësisë në trupin e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala rekord e të nxehtit që po godet Evropën nuk po tregon shenja ngadalësimi. Sipas parashikimeve, të paktën deri në fillim të javës së ardhshme do të duhet të luftojmë kundër efekteve të kësaj vape të jashtëzakonshme, e cila ka kapur temperaturat 40°C.

Por, përveç ndjenjës së shqetësimit, çfarë ndodh me trupin tonë kur detyrohet të jetojë me temperatura kaq të larta për periudha të gjata?

Zemra

Ndërsa temperatura e jashtme rritet, enët e gjakut zgjerohen. Si rezultat, presioni bie dhe zemra duhet të punojë më shumë për të çuar gjakun në gjymtyrët e trupit.

Temperaturat e larta, të kombinuara me një nivel të lartë lagështie, rrisin ndjeshëm djersitjen duke shkaktuar humbje të kripërave minerale.

Të gjitha këto dukuri mund të shkaktojnë marramendje, të përziera, ngërçe muskulore, lodhje, dhimbje koke. Nëse presioni i gjakut bie shumë, rreziku i sulmit në zemër bëhet real.

Pse ndodh kjo? Trupi ynë është “projektuar” për temperatura rreth 37°C: shumë nxehtë ose shumë ftohtë e vendosin atë në krizë. Kur nxehtësia bëhet e tepërt, trupi përdor shumë energji për t’u ftohur: enët e gjakut zgjerohen dhe lëkura mbulohet me djersë, kështu që djersa mund të ndihmojë në uljen e temperaturës së trupit. Por nëse ajri është i lagësht, djersa nuk avullohet, sistemi i ftohjes nuk funksionon dhe rreziqet rriten.

A mund të vdesim nga vapa?

Në fakt, ju mund të vdisni nga vapa: sipas vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore evropiane, në vendet e BE-së të prekura nga valët e fundit të të nxehtit, ka pasur vërtet shumë më shumë vdekje se mesatarja e viteve të mëparshme (përjashtuar Covid): në javë. Nga data 11 deri më 17 korrik, Spanja numëroi 510 të vdekur nga të nxehtit, ndërsa në Portugali viktimat në të njëjtën periudhë ishin më shumë se 1000.

Lexo edhe :  1911 - Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Duhet patur parasysh se disa ilaçe mund të rrisin rreziqet e shkaktuara nga nxehtësia: ata që marrin diuretikë, të cilët favorizojnë humbjen e lëngjeve, apo ilaçe kundër hipertensionit, duhet të konsultohen me mjekun për të verifikuar terapinë. Në mënyrë të ngjashme, disa medikamente të përdorur për të trajtuar epilepsinë ose sëmundjen e Parkinsonit mund të reduktojnë djersitjen dhe për rrjedhojë aftësinë e trupit për të rregulluar “termorregullimin”.

Temperatura ideale

Por cila është temperatura ideale për njerëzit? Sipas shkencëtarëve , temperatura ideale për të jetuar mirë është 22°C: trupi është i mirë dhe klima e butë ju bën të dëshironi të dilni, të bëni aktivitet fizik dhe të shoqëroheni.

Të fundit

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

Lajme të tjera

Web TV