Laporta ironizon bavarezët për Lewandowskin dhe kërkon hapur rikthimin e Leo Messit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juan Laporta është rrezatues pas blerjeve të fundit të Barcelonës, por dëshiron më shumë. Ai dëshiron rikthimin e Messit, që të “pensionohet” me fanellën Blaugrana, së cilës i ka dhënë kaq shumë. Argjentinasi do të ishte “qershia mbi tortën” e rilindjes së kësaj Barçe, falë “levave” të famshme financiare.

Sigurisht, te Barça e kanë të qartë se rikthimi i 7 herë fituesit të “Topit të Artë” do të duhet të ndodhë vitin e ardhshëm. Argjentinasi ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij me PSG. Ajo që presidenti e ka të qartë është se historia e Leos me Barçën nuk mund të përfundojë siç u pa vitin e kaluar, me “Pleshtin” që u largua kundër dëshirës së tij.

Kjo u tha në një ngjarje për të festuar aleancën e Barçës me ACNUR, agjencinë e refugjatëve të OKB-së, së bashku me trajnerin Xavi Hernández dhe lojtarë historikë e aktualë si Thierry Henry, Juliano Belletti, Jordi Alba, Ter Stegen, Kessie apo Sergio Roberto.

“Është një aspiratë që e kam si president dhe do të doja të ndodhte. Kam qenë bashkëpërgjegjës për atë largim të verës së kaluar, por e konsideroj provizor. Etapa e Messit te Barça nuk përfundoi ashtu siç donim të gjithë, përfundoi shumë e kushtëzuar nga ekonomia. Kemi një borxh moral ndaj tij. Në këtë kuptim do të donim që fundi i karrierës së tij të ishte me fanellën e Barçës dhe të duartrokitet në “Camp Nou”. Nënshkrimet e Barcelonës? Kam ndjenjën se po punojmë mirë, lojtarët duan të vijnë përsëri te Barça.
Ne po krijojmë një ekip të ekuilibruar, që mund të marrë pjesë në të gjitha garat me synimin për t’i fituar ato. Ka shumë konkurrencë, me minimumi dy lojtarë për çdo pozicion. Skuadra është përforcuar shumë”.

Përgjigja ndaj Bayernit:

Lexo edhe :  Firma është pak orë larg, Milani zgjedh drejtorin sportiv shqiptar!

U kërkoj të tjerëve të mos përzihen në atë që bëjmë dhe të shqetësohen për gjërat e tyre. Unë i respektoj të gjithë dhe nuk ndërhyj në ekonominë e të tjerëve. Ndoshta ata menduan se ne u mundëm për Lewandowskin, por nuk e matën mirë forcën e Barcelonës. Është thjesht injorancë, mungesë informacioni për klubin tonë. Tashmë kemi ecur përpara. Barcelona ka më shumë se 120 vjet histori dhe ka pasuri me vlerë të madhe“.

Të fundit

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Lajme të tjera

Web TV