Akuzohet për spiunazh, Irani arreston shtetasin suedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas suedez është arrestuar në Iran nën akuza për spiunazh, raportoi media shtetërore iraniane, pa dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit apo datën se kur është arrestuar.

Njoftimi vjen teksa tensionet midis Teheranit dhe Stokholmit janë rritur pasi një gjykatë suedeze dënoi me burgim të përjetshëm një ish-zyrtar iranian. Ai u dënua për ekzekutime masive dhe torturë të të burgosurve politikë në Iran në vitet 1980.

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se është në dijeni për rastin.

Zëdhënësja tha se i arrestuari është një shtetas suedez, për të cilin Ministria e Jashtme suedeze kishte thënë në maj se ishte arrestuar në Iran.

Atëherë, Irani nuk kishte raportuar për arrestimin e këtij shtetasi të Suedisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Ministria e Inteligjencës së Iranit tha përmes një deklarate se “i dyshuari ka qenë nën vëzhgim… gjatë disa udhëtimeve të mëhershme në Iran për shkak të sjelljes dhe kontakteve të dyshimta”.

Në deklaratë u tha se i dyshuari ka vizituar “qytetet iraniane që nuk bëjnë pjesë në destinacionet turistike”. Sipas Iranit, i dyshuari po ashtu ka vizituar Izraelin – armikun kryesor të Republikës Islamike – para se të qëndronte në Iran.

Sipas kësaj ministrie, i dyshuari është arrestuar teksa po bëhej gati që të largohej nga Irani.

Irani ka arrestuar dhjetëra shtetas të huaj gjatë viteve të fundit, kryesisht nën akuza për spiunazh apo akuza që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë.

Të fundit

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private....

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Lajme të tjera

Web TV