Ballsh/ Ndërron jetë protestuesi i rafinerisë, reagon ish-deputeti i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga protestuesit e sotëm, që morën pjesë në tubimin paqësor në qendër të Ballshit në mbështetje të naftëtarëve në grevë, ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se shkak për ndarjen  nga jeta të Artan Voshtinës ka qenë një atak në zemër.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi. Ai shkruan se vdekja e punëtorit ka ardhur si pasojë e keqtrajtimit, nga mërzitja, stresi që puna e tij nuk është shpërblyer dhe bën fajtor kryesor qeverinë.

Sapo mësova, për një lajm të trishtë. Ndahet nga jeta, një nga protestuesit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina, banues në Fier.

Artani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij i la në një kohë, që ata kanë shumë nevojë për Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi më. Teknolog specialistë prej shume vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolegë të tij të punës. I përkushtuar për punën , shoqërinë dhe familjen e tij.

Ky shtet, kjo qeveri e korruptuar, këta bandite dhe hajdut, kontribuuan, shume fortë, për fatin e tij të trishtë. Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera familjes. Ngushëllime , edhe ju kolegë, të punës, të Artanit protestues dhe grevistë të urisë. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe për Artanin, protestoni pa u ndaluar për familjen dhe fëmijët e tij. Ata kanë shume nevojë sot, për ndihmën e të gjithëve“, shkruan Baçi.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV