Coronavirusi/ Mbyllet shkolla në Tiranë, Zyra Arsimore paralajmëron ndëshkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e shkollës private “Udha e Shkronjave” në Tiranë kanë marrë vendim për ta mbyllur për dy javë, si një masë parandaluese ndaj përhapjes së mundshme të coronavirusit. Ndonëse asnjë rast infektimi nuk është konfirmuar në vendin tonë dhe autoritetet japin garanci se janë të përgatitura për t’u përballur me çdo rrezik, drejtuesit e kësaj shkolle kanë vendosur për mbylljen dy javore.

Siç bëhet me dije nga njoftimi, nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm do t’i ndjekin mësimet “online”, praktikë që, sipas shkollës, ka rezultuar edhe në raste të tjera si e suksesshme.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e drejtuesve të “Udhës së Shkronjave”.

Por ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Zyra Vendore Arsimore në Tiranë. Drejtuesit e “Udhës së Shkronjave” janë paralajmëruar nëpërmjet një e-mail’i se mund t’u hiqet edhe licenca.

“Ndërprerja e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar jopublik “Udha e shkronjave”, pa urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, do të konsiderohet shkelje e rëndë e kritereve të licensimit dhe do i kërkohet menjëherë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë revokimi i licensës për shkollën jopublike “Udha e shkronjave”, – thuhet në mesazhin që ka mbërritur nga ZVA Tiranë për shkollën private.

Konfirmimi i mbi 150 raste të infektimit me coronavirus në Itali ka rritur frikën se virusi vdekjeprurës mund të hyjë edhe në Shqipëri, megjithatë, autoritetet thonë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese në pikat kufitare.

Të fundit

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Lajme të tjera

Web TV