Pamje nga mbërritja e De Ketelaere në Milano dhe pritja jashtë aeroportit nga fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dukej e pamundur, por është (pothuajse) e mbaruar! Pas një negociate të lodhshme një muaj të gjatë, Charels de Ketelaere ka zbarkuar më në fund në Itali dhe është gati të bëhet një lojtar i Milan-it.

Shifrat

Fakti se negociatat me me Club Brugge nuk kanë qenë të lehta dihet nga të gjithë, por e rëndësishmja, nga këndvështrimi kuqezi, është se Maldini dhe Massara kanë arritur të sigurojnë për shifra të pranueshme fantazistin që Pioli kërkonte dhe meritonte.

De Ketelaere do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë falë një oferte (të pranuar tashmë) prej 32 milionë eruosh plus 3 si bonus dhe 12.5% të fitimit në rastin e një shitjeje të mundshme në të ardhmen.

Programi

Talenti belg  21-vjeçar ka zbarkuar në Milano, i pritur në Linate nga tifozët të ndryshëm në festë. Pasi ka kaluar natën në një hotel në zonën e San Siro-s, De Ketelaere do të zhvillojë sot vizitat mjekësore.

Në fund, do të vijë firma në kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi deri në 2027-ën me rreth 2.5 milionë euro në sezon. Më pas, nesër, stërvitja e parë në Milanello.

Të fundit

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

Lajme të tjera

Web TV