Presidenti Begaj dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral 1brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës

Të fundit

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Lajme të tjera

Web TV