Hackerat dalin blof/ Nuk gjejnë asnjë skandal mes mijëra emaileve të vjedhura të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi që sulmoi faqet e shërbimit qeveritar në Shqipëri, i prezantuar me emrin “Homeland Justice”, pas shumë paralajmërimesh se kishte vjedhur të dhëna shumë sensitive dhe se do të bënte ‘namin’ nëse këto të dhëna do të nxirreshin, pasi vendosi një numërim mbrapsht që këto të dhëna gjoja do të publikoheshin të dielën paradite, pastaj e shtyu gjoja publikimin për pasdite derisa ndërruan mendje dhe e anuluan fare, kanë publikuar sot disa emaile të Kryeministrit Rama.

Ata i kanë publikuar në një faqe me domain rus, https://homelandjustice.ru/, dhe kanë shkarkuar disa mijëra emaile por që në fakt janë ‘një furtunë e ngritur në një gotë uji’. Report Tv ka siguruar listën dhe absolutisht asgjë e rëndësishme nuk është publikuar prej tyre. Shumica janë njoftime të ardhura nga rrjetet sociale, që përgjithësisht vijnë në postën elektronike si ‘junk’ apo ‘spam’, pjesa tjetër janë emaile të parëndësishme, thjesht rutinë të dërguara nga administrata, apo vetëm disa prej tyre të bëra forward nga Rama.

Tragjedia në Himarë që i mori jetën të miturës, Açka: Vaj për një fëmijë që vrau babëzia! Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve

Pra, hackerat kanë dalë totalisht blof. Kjo konfirmon edhe një herë atë që autoritetet e kanë thënë që prej ditëve të para të sulmit se asnjë e dhënë nuk është humbur nga sulmi, apo asgjë e rëndësishme nuk është vjedhur.

Kujtojmë se marrja përsipër e sulmit kibernetika ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin twitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve. Por Report Tv para se të mbyllej arriti ta eksploronte faqen dhe vihej re fakti i çuditshëm ishte se në ditët para sulmit kibernetik ky profil Homelandjustice shkruante për protestën e Sali Berishës që po organizonte me 7 korrik. Pra, më shumë se profili i hakerave iranianë apo rusë, duket profili i një fanatiku berishian që promovonte postimet e komandantit të Foltores në prag të revolucionit të tij imagjinar demokratik.

Lexo edhe :  Plani: 30% e transportit rrugor do kalojë në hekurudhë deri në vitin 2030

Kujtojmë se pas sulmit kibernetik të 2 javëve më parë mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale! Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj tha se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online.

Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i thellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në.

Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to.

Kujtojmë se një pjesë shumë e madhe e shërbimeve online në e-Albania u rikthyen vetëm pak ditë pas sulmit, duke bërë të mundur kështu që qytetarët të marrin dokumentet online. Pas rikthimet të e-Albania kanë nisur regjistrimet edhe për klasat e para dhe të dhjeta. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta./Shqiptarja

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV