“Gomonia mori shumë gaz”/ Zbardhet dëshmia e Arjan Tases: Kam leje drejtimi, erdha nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e Arjan Tases, punonjësi i policisë Elbasan i cili ditën e sotme i mori jetën 7-vjeçares sot në plazhin e Potamit.

Tase ka pranuar në polici autorësinë e krimit dhe ka treguar se në momentin kur kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme duke bërë një rrotullim në vend.

Sipas tij kjo ka sjellë goditjen nga pas me helika të vajzës së mitur. Më tej Arjan Tase ka deklaruar se gomonia i përket djalit të xhaxhait të tij.

Ai ka treguar se mëngjesin e sotëm ka shkuar me makinë në Porto Palermo dhe aty ka marrë gomonen. Nga Porto Palermo ai ka udhëtuar me gomone drejt Potanit ku do merrte gruan dhe fëmijët për ti nxjerrë shëtitje në det.

Sapo familja e policit ka hipur në gomone, Tase i ka dhënë gomones mbrapsht për të dalë bregu në det. Por në këtë moment gomonia ka marrë shumë gaz dhe ka bërë një rrotullim të menjëhershëm në vend.

Tase ka deklaruar gjithashtu se është i pajisur me leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV