Shokohet çifti i të rinjve në Mykonos: 1 birrë, një koktejl dhe një pjatë midhje 400€

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift tjetër turistësh kanë rënë pre e një faturë të kripur nga një restorant i famshëm në Mykonos. “Daily Mail” zbulon historinë e çiftit nga Kanadaja.

Alex dhe Lindsay Breen, 30 vjeç, u martuan në Itali në maj dhe festuan duke udhëtuar në Evropë për tre javë. Një nga ndalesat e tyre është Mykonos, ku mbërritën në fund të majit. Më 23 maj ata vizituan dyqanin DK Oyster për një ‘snack të shpejtë’ kur e panë veten duke paguar 400 €, pasi kishin porositur vetëm një birrë, një koktej dhe 12 midhje.

Lindsay tha se ata ishin “të habitur” kur panë faturën, pasi stafi i restorantit u kishte dhënë atyre një listë pijesh që nuk tregonte çmimet.

Çifti pohon gjithashtu se në vend që t’u jepnin faturën dhe të paguanin në tavolinë, Aleksi u dërgua në një dhomë të pasme të dyqanit për të paguar dhe kur ai kërkoi një faturë të detajuar, pasi iu kërkua 400 €, atij iu tregua kompjuteri i tyre, ku gjithçka shkruhej në greqisht.

Lindsay tha se burri i saj e pagoi faturën pa u grindur pasi donte të shmangte konfrontimin dhe se ai ndjehej qartë i frikësuar.

“Ai padyshim ndihej i frikësuar dhe është djali më miqësor, kështu që edhe nëse fatura do të ishte dyfish, ai ndoshta do ta paguante për të shmangur ndonjë telash.”

Të fundit

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së partisë "Shqipëria Bëhet". Ajo konfirmoi se...

Lajme të tjera

Web TV