“Shfaqja filloi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kampionate ‘big’ nisin në ditën e sotme dhe fokusi është kthyer plotësisht aty. Spektakli ka filluar dhe ky vit premton shumë dhe në disa kampionate pritet një rivalitet i fortë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Shfaqja filloi” është titulli i madrilenes “AS”. Tre kampionate të mëdha futbolli nisin sot : Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1. Haaland, Mané dhe Mbappé, mes yjeve të tjerë, ndriçojnë garat e tyre.Prima Pagina AS 05/08/2022

Prestigjozja “Marca” fokusohet tek sporti i kryeqytetit spanjoll dhe shkruan “Duam gjashtë tituj”. Këto ishin fjalët e Carlo Ancelotti në intervistën e fundit të klubit.Prima Pagina Marca 05/08/2022

“Aubameyang nuk largohet” ka shkruar katalanasja “Mundo Deportivo”. Gabonezi, i kërkuar nga Chelsea, as që mendon të largohet nga Camp Nou.Prima Pagina Mundo Deportivo 05/08/2022

“Kërkimi për një mbrojtës anësor” është titulli i “Sport”. Azpilicueta nuk pret Barçën dhe zgjat marrëveshjen me Chelsean deri në vitin 2024. Klubi është në kërkim të alternativave dhe një prej tyre është Meunier nga Borussia Dortmund.Prima Pagina Sport 05/08/2022

“L’Esportiu” kujton kohët e vjetra duke shkruar “Nostalgji”. Fansat e Barçës kujtojnë me mall se pikërisht një vit më parë Barcelona tronditi futbollistin botëror duke njoftuar fundin e një lidhje 21-vjeçare me Leo Messin, i cili as nuk mundi të thoshte lamtumirë në stadium.Prima Pagina L'Esportiu 05/08/2022

“Po, për Juventusin” është titulli i torinezes “Tuttosport”. Drejtuesit e Juventusit përshpejtojnë për anësorin serb Kostiç pas festës së Villar Perosa.Prima Pagina Tuttosport 05/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin drejtuar kuqezinjve “Milani im, edhe më i forte”. Stefano Pioli  është intervistuar në Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm. Biseda e gjatë meritoi një vend të spikatur edhe në faqen e parë të edicionit të sotëm.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 05/08/2022

Të fundit

Katër të plagosur në Tiranë, Karamuço: Detaji që tregon se atentati ishte i planifikuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati i ndodhur në Tiranë, me 4 të plagosur mund të jetë...

Euro nuk ndal rënien, zbuloni me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Ditën e sotme më 18 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.7 lekë dhe shitet me 88.2 lekë. Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet...

Ulen temperaturat me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Temperaturat janë...

Shqiptarët “nën armë”, vetëm kur i thërret politika

Nga Leonard Veizi   Deri në 9 maj, zyrtarisht jemi në fushë e betejën politike. Atë ditë, ndërsa Evropa kujton fundin e Luftës së Dytë...

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment...

Lajme të tjera

Web TV