Debati online mbi statusin e Blendi Fevziut për ngjarjen në Himarë, përgjigjet gazetari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj kritikave të shumta që mori pas publikimit të një fotoje, ku shihej duke zbritur nga një skaf në bregdetin e Palasës. Kjo erdhi pas reagimit të gazetarit për ngjarjen tragjike të Himarës, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Nisur nga zhurma e madhe që u bë, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka bërë një sqarim në rrjete sociale. Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmjet këtij reagimi ndërsa shpjegon se fotot janë shkrepur në 16 dhe 17 Korrik, kohë kur po realizonte disa dokumentarë për plazhet e jugut për emisionin e tij.

“Disa prej miqve te mi ne rrjete sociale po me nisin kete foto. I falenderoj dhe po bej nje shpjegim te shkurter dhe nje autokritike. 😂. Ne daten 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar nje emision nga deti per gjiret dhe strukturat me te bukura ose me te vecanta turistike te jugut te Shqiperise.

Kemi ndaluar ne Palase, Himare, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga. Ne fund te gushtit do merremi me plazhet e veriut. Te dy emisionet do shfaqen ne shtator. Prej ketij udhetimi kam bere me dhjetra postime. Ne foto, ne Gjirin e Krorezes, dukem une, nje nga kameramanet dhe gazetarja e emisionit opinion.

Regjisori dhe kameramani tjeter po na xhirojne. Kemi perdorur te njejtin mjet qe kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse eshte nje mjet qe mundeson zbritjen e kameramanit me lehte. Cdo dalje ka qene e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 dite.

Ne Gjipe e Bunec nuk dolem dot sepse s’kishte mundesi. Sic e kam thene edhe ne tv, ky udhetim me ndihmoi te shoh cfare ndodh ne det. Ky ishte shpjegimi. Tani per te gjithe ata qe jane te irrituar qe kam bere kritika per gjendjen e deteve. Qe kam bere kritika per banditet qe shkelin cdo ligj.

Per femijet e pasanikeve (ata problematike se kam shume prej tyre model) qe shkelin ligjin. Qe e ndjeva thelle humbjen e nje jete.

Lexo edhe :  Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Qe promovoj turizmin ne jug e ne veri, atyre skam c’ju bej. Nuk i ndihmoj dot. 😂”, është shprehur gazetari në rrjete sociale.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV