Vlorë/ 2 të rinjtë ngacmojnë gratë e martuara, burrat e tyre i bëjnë për spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Mësohet se sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike, me dy grupet respektive që kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Të fundit

Vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit...

Irani gati të mbyllë Hormuzin, ky vendim ndikon te çmimi i naftës

Irani është pranë miratimit zyrtarisht të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës. Ngushtica e Hormuzit përshkohet...

Vance: Duam të bisedojmë me Teheranin! Sulmi nuk ishte pushtim ushtarak

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë. "Nuk kemi...

Mesazhi sekret për Iranin? Pse gjenerali amerikan bëri “Brirët e Djallit”

Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku...

Kush po sulmon emrin James Bond?

nga Mark Sweney Pronarët e markës James Bond e kanë cilësuar përpjekjen e një biznesmeni austriak për të marrë nën kontroll emrin e superspiunit...

Lajme të tjera

Web TV